Të shtunën në mesditë është arrestuar një grua në Mitrovicë, njofton Policia e Kosovës.
Në raportin e policisë thuhet se dyshohet se nëna ka keqtrajtuar fëmijën e saj, i cili ka vetëm një vit e gjysmë dhe pas kësaj janë ndërmarrë masa ndaj saj, shkruan gazeta Neutral.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmija iu është dhënë në përkujdesje nënës së të dyshuarës”, thuhet në raport.
Sipas policisë e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, derisa ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.