Vëllai i stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, disa ditë më parë është përballur me një kërcënim serioz nga një person.
Burimet kanë bërë të ditur se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një zënke në komunikacion mes Sahitit dhe të dyshuarit, i cili është Bashkim Gashi, me ç’rast ky i fundit i është vënë mbrapa me veturën e tij duke e ndjekur deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.
I dyshuari atje kishte nxjerrë armën e llojit kallashnikov dhe e kishte kërcënuar Sahitin, i cili u detyrua që rastin ta denoncojë në organet e rendit.
Njësitë policore me të marrë informatën kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Po ashtu Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
*Shenim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshem deri në një vendim nga Gjykata.