Një person në Ferizaj ka raportuar të mërkurën se tre të dyshuar e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Aty viktima ka deklaruar se e kanë rrahur e më pas i kanë marrë një shumë parash prej 327 euro dhe pastaj e kanë liruar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 11:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe pastaj e kanë liruar”, thuhet në raportin e policisë.