“Ka shkuar në polici të denoncojë përdhunimin, e kanë përdhunuar policët”.
Ishte kjo deklarata e aktivistes Ina Kollçaku për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania.
Eksperienca e saj vullnetare prej 7 vitesh me viktimat e përdhunimeve dhe prej 3 vitesh me rastet e përdhunimeve, i ka treguar Kollçakut se abuzimi seksual mund të ndodhë në shtëpi, në shkollë, madje dhe në polici kur denoncojnë rastin.
“Të bërit publike këto gjëra është një hap drejt ndërgjegjësimit,” – u shpreh aktivistja.
Kollçaku nënvizoi më tej se nëse personat që i kërkonin asaj të reagonte për çështje të caktuara do e kishin denoncuar vetë në polici rastin, çështja do ishte zgjidhur.
Dëshmitari nuk denoncon, tha Kollçaku duke bërë me dije një nga problemet kryesore të shoqërisë.