E rëndë/ Nëna në Mitrovicë rrah fëmijën 1 vit e gjysmë: Fëmija im është egjel për mua, do ta hedh në mbeturina

Një rast i rëndë është denoncuar sot në Mitrovicë, ku një nënë ka keqtrajtuar fëmijën e saj të moshës 1 vit e gjysmë, raporton Gazeta Sinjali.

Me të marrë informatën, Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se para hetuesve 20-vjeçarja  ka pranuar se e ka goditur me shuplaka fëmijën e saj, me arsyetimin se koha është e nxehtë.

Po ashtu ajo ka bërë deklarata shokuese, duke thënë se ‘fëmija im është egjel për mua, do ta hedh në koshin e mbeturinave’.

Kjo ka bërë që ndaj saj të iniciohet rasti ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’ dhe pas përfundimit të procedurave policore prokurori ka nxjerrë aktvendim që ajo të ndalohet për 48 orë.

Ndërkohë fëmija i është dorëzuar në përkujdesje nënës së 20-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *