Songul Oden, aktorja e njohur për rolin e Gymyshit në serialin me të njëjtin titull, ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja pas një aksidenti të frikshëm në xhirime.
Oden, e cila e ka kaluar të gjithë sezonin e verës në xhirime, është duke punuar për dy seriale që së shpejti do të transmetohen në Disney Plus. Duke pasur një orar të ngjeshur pune, aktorja ka pësuar një aksident të frikshëm në xhirimet e serialit ‘Nomen’, ku ndan rolin protagonist me Melis Sezen dhe Halit Ergenç.
Oden ishte duke xhiruar një skenë me Halit Ergenç në serial, por gjatë xhirimit të skenës, ndodhi një avari me makinën e saj. Aktorja mbeti e ngecur në sedilje dhe pësoi goditje të rëndë në bark dhe krah. Pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe mori ndihmën e parë, Oden i shpëtoi rrezikut për jetën, po ende nuk ka mundur ta kalojë tronditjen që përjetoi.
Përveç serialit ‘Nomen’, Songul Oden luan edhe në projektin “Ataturk”, një prodhim i Lanistar Medya, në të cilin Aras Bulut Iynemli i dha jetë liderit të madh turk, Mustafa Kemal Ataturk. Oden luan rolin e Zubeyde Hanim.