Në një zbulim tronditës të bërë së fundmi, këngëtari-performuesi i famshëm Adam Levine është vënë në radar pasi një modele pretendoi se ai kishte një lidhje me të në kohën kur gruaja e tij, supermodelja Behati Prinsloo, ishte shtatzënë. Ajo gjithashtu pretendoi se këngëtari donte t’i vinte emrin e saj fëmijës së tij të tretë.
Sumner Stroh zbuloi detaje rreth lidhjes së saj të dyshuar me këngëtarin e Maroon 5 në një video që ajo postoi në TikTok. Stroh tha se ajo po del tani me pretendimet sepse miqtë e saj po kërcënonin të shpërndanin në media ‘screenshots’ të bisedave që ajo kishte me këngëtarin.
Kush është Sumner Stroh?
Sumner Stroh është një 23-vjeçare influencere dhe modele e mediave sociale. Ajo ishte në LA kur ata kishin një lidhje, sipas postimit të saj. Duke thënë se ajo ishte e re dhe naive kur u transferua në LA nga Teksasi dhe u manipulua lehtësisht, Stroh ndau gjithashtu një screenshot të bisedave që kishte me Levine. Duke pretenduar se këngëtari dëshironte të emëronte fëmijën e tij të tretë pas saj, Stroh shprehu fajin për shkaktimin e dhimbjes ndaj gruas së Levine, Behati Prinsloo. Në mbishkrimin e saj shkruhej: “E turpëruar, u përfshiva me një burrë të martuar”.
Në një ‘screenshot’ të ndarë nga Stroh, Levine, shihet duke pyetur modelen nëse do të ishte në rregull që ai ta quante djalin e tij, Sumner.
Stroh përmendi në video se ajo kishte një lidhje me një burrë i cili është i martuar me një modele të Victoia Secret. “Në atë kohë, isha e re, e bukur dhe, dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar,” tha ajo. Modelja në Instagram sqaroi më tej se arsyeja e këtij zbulimi nuk është sepse ajo po kërkon empati. “Unë e kuptoj plotësisht se nuk jam viktimë në këtë. Nuk jam unë ai që lëndohet vërtet këtu. Është Behat dhe fëmijët e saj, dhe për këtë më vjen shumë keq”, tha ajo.
Stroh gjithashtu pohoi se ndërsa ajo ishte nën keqkuptimin se martesa e tyre pothuajse kishte përfunduar, ajo më vonë mësoi se nuk ishte kështu dhe u përpoq ta mbante lidhjen të fshehtë. Në sqarimin e saj të gjatë, Stroh përmendi se për shkak se miqtë e saj po përpiqeshin t’i shisnin bisedat private në tabloidë, ajo duhej të dilte dhe të zbulonte gjithçka publikisht.