Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë kishte për qëllim që të shkatërronte të gjithë sistemin e shërbimeve digjitale në vend.
Në një intervistë për gazetës së njohur gjermane “Der Spiegel”, Rama ka folur për sulmin kibernetik iranian kundër Shqipërisë, dëshirës për anëtarësimin në BE dhe çëshje të tjera.
“Ne jemi evropianë dhe duam të jemi pjesë e BE-së”, tha Rama.
Rama foli gjithashtu edhe për çështjen e Kosovës, situatën me Rusinë dhe ka ritheksuar se Serbia nuk mund ta sanksionojë.
“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiq nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur”, tha ai.