Djersitja është një nga proceset fiziologjike më të dukshme dhe njihet edhe si perspiracion
Djersitja përfaqëson një përgjigje të rëndësishme të trupit ndaj temperaturës së ngritur ose aktivitetit fizik, dhe gjithashtu mund të shkaktohet nga stresi emocional, menopauza ose një gjendje e rëndë shëndetësore. Gjatë pubertetit, ka një rritje të hormoneve që i bëjnë gjëndrat e djersës më dinamike.
Djersitja e tepërt nuk është e vetmja shenjë që duhet t’ju bëjë të mendoni për shëndetin tuaj. Përkundrazi, nëse nuk djersitni fare, edhe gjatë aktiviteteve të caktuara fizike, mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të djersitjes:
Djersitja e madhe
Djersitja e madhe shfaqet te gratë gjatë menopauzës dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e rrezikshme.
Nëse keni djersitje të madhe dhe humbje peshe në të njëjtën kohë, ose djersitje që ndodh ekskluzivisht gjatë gjumit, duhet të shkoni te mjeku.
Gjëndrat e djersës janë tepër aktive dhe kjo gjendje quhet hiperhidrozë. Mund të jetë një alarm paralajmërues, veçanërisht nëse ndodh gjatë muajve të dimrit.
Nuk djersitni fare
Edhe pse është e natyrshme që dikush të djersitet më pak dhe dikush më shumë, as edhe pak djersë nuk është një shenjë e mirë për shëndetin e njeriut.
Nëse nuk djersitni fare gjatë ditëve të nxehta, do të thotë që gjëndrat tuaja nuk po punojnë mirë.
Kjo gjendje quhet anhidrozë dhe çon në rraskapitje, skuqje, marramendje dhe në një ndjenjë ngrohtësie. Mund të trashëgohet gjenetikisht dhe ndonjëherë është e vështirë të zbulohet.
Djersë e njelmët
Djersa e njelmët, ashtu si edhe lotët. Megjithatë, nëse është shumë e njelmët, gjë që do ta ndienit duke ju djegur sytë, atëherë trupit tuaj i mungon natriumi.
Kur trupi juaj ka mungesë natriumi, mund të dehidratoheni dhe hidratimi është çelësi për një trup të shëndetshëm. Ju duhet të konsumoni pije që përmbajnë elektrolite, dhe kjo gjithashtu parandalon djersën e kripur.
Djersë me erë të keqe
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se është normale që djersa të ketë një erë të pakëndshme, e vërteta është krejtësisht e kundërta.
Djersa në fakt nuk ka erë, por kur bakteret në lëkurë përzihen me djersën, ajo krijon një erë që askush nuk e pëlqen. Mund të jetë pasojë e stresit. Dieta dhe medikamentet tuaja ndikojnë në erën e trupit tuaj.
Djersa e shtatzënisë
Gratë djersiten më shumë se zakonisht gjatë shtatzënisë. Mund të jetë gjithashtu një nga simptomat e para të një gjendjeje tjetër.
Është normale që trupi të ndryshojë erën e tij kur jeni shtatzënë dhe për ta shmangur atë, pini sa më shumë ujë, shmangni ushqimet pikante dhe vishni rroba të gjera.