Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Funeralin Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Gjatë ceremonisë, Osmani është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Siç bën të ditur në Twitter, Biden ka shprehur mbështetje të palëkundur për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II”.
“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndërkaq, rreth dymijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, kanë marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare