Ajo ka bërë rikthimin në skenë pas një periudhë të gjatë.
Bëhet fjalë për këngëtaren shumë të dashur për publikun, Adea Pula, e cila ditën e djeshme (e diel) ka prezantuar këngën e re “Mos Harro”.
Ky projekt i artistes vjen pas një shkëputje të gjatë nga muzika, ndonëse besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Adea është shfaqur e mrekullueshme në videoklip duke e ruajtur sharmin dhe ëmbëlsinë që kur ishte e vogël.
Për publikun mbahet mend gjithnjë për hitin “2+2=3”, si një vajzë e vogël që rrëmbeu zemrat e publikut qysh në fillimet e karrierës.