Erjon Xhenjo është 19-vjeçari, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës duke pirë kafen në një lokal në Shkodër. Ai u vra nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan me motor dhe më pas e dogjën atë në një lagje të Shkodrës.
Së fundmi, babai i 19-vjeçarit ka treguar dhe bisedën e fundit me të. Ai ka thënë se i ka kërkuar që ta shoqërojë deri në Mal të Zi, por i biri i është përgjigjur se ndodhej në një lokal dhe po pinte kafen. Pas dy orësh, babai ka mësuar lajmin e keq.
Pak më herët publikuam edhe pamjet, kur babai pa djalin e tij të vrarë në mes të lokalit.