Tragjike: Vritet 21-vjeçarja, i tha jo propozimit për martesë pasi donte të vazhdonte shkollën

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Egjipt, ku raportohet se është vrarë brutalisht një 21 vjeçares në mes të ditës në rrugë.

Naira Ashraf u godit me thikë për vdekje nga një burrë, pasi ajo i kishte refuzuar propozimin për martesë sipas prokurorëve egjiptianë, të cilët thanë se i dyshuari është arrestuar jashtë Universitetit Mansoura të Egjiptit verior, ku ndodhi incidenti dhe ku Ashraf studionte.

Prokuroria egjiptiane tha se i dyshuari është dërguar në gjykatën penale dhe do të dalë në gjyq për vrasje me paramendim.

Ekspertët e të drejtave të grave në Egjipt thonë se problemi i dhunës me bazë gjinore është i përhapur në vend dhe se një numër i mangësive sociale dhe ligjore vazhdojnë të pengojnë veprimin e duhur.

Ekuivalenti arab i hashtagut #Justice_for_Naira_Ashraf ka qenë gjerësisht në trend në vendet arabe që nga vrasja e stundetes.

“Ne kemi nevojë për një ligj që lufton dhunën,” tha Azza Suliman, një avokate egjiptiane.

”Duhet gjithashtu të ketë një diskurs rreth grave që të jetë i respektueshëm dhe dinjitoz në mënyrë që të krijohet besimi midis grave dhe aparatit shtetëror, shtoi ajo.

Babai i 21 vjeçares Ashraf Abdelkader, i tha CNN se i dyshuari i kishte kërkuar të martohej vajzës së tij disa herë, por ajo e kishte refuzuar.

”Ai kishte krijuar një llogari në rrjete sociale për ta ndjekur’, shtoi ai.

“Ajo nuk donte të martohej, ajo donte të ndiqte karrierën e saj … dhe donte të ishte stjuardesë,” tha Abdelkader.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *