Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë darkë romantike në Prishtinë

Një ndër çiftet shqiptare më të komentuara në media rozë janë moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Dyshja që prej vitesh kanë shijuar një romancë, pas ndarjes dhe zhurmës së Big Brother VIP janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Lidhjen e tyre ata tashmë nuk e fshehin as në publik dhe së fundmi janë fotografuar duke shijuar një darkë romantike në një nga restorantet në Prishtinë.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Në fotografit e siguruar nga ‘Paparaci’ çifti shihen pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur e biseduar pa u shqetësuar nga askush.

Ndërkaq, kujtojmë që vetëm pak javë më parë Bora dhe Donaldi pothuajse konfirmuan ribashkimin duke u ndjekur sërish njëri-tjetrin në Instagram.

Theksojmë që pas daljes nga BB VIP ku Donaldi kishte një marrëdhënie jetëshkurtër me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, ai është parë me Borën në disa dalje.

Ndryshe, sa i përket karrierës të dy pritet të rikthehen këtë sezon me emisione në të njëjtin televizion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *