Majk e prezanton një pjesë nga kënga e re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ku edhe ka ndarë me fansat një pjesë të këngës.

Në një video të publikuar në Instagram, Kastriot Rexha (emri i vërtetë) shfaqet duke interpretuar një fragment të tekstit.

“Jeto” mban titullin kjo këngë:

“diqka pom ngacmon prap

zemra paprit ja nisi vrapp

i djersit u qova nshtrat

e ktheva kryt ty nuk tkom ngat

e njejta anderr per qdo nat

mu ke

bo si alarm

thjesht nuk po don mem lon rehat

ja kom nis mu pajtu edhe me ket fakt

e di qe smka faj bota

e urrej veten pse njofta

ajo buzqeshje e jotja

qe per pak sekonda ma vjedhi zemren mu

e mboni perveti mu

asniher smle tqet ti mu

veq pak jet pe du

se met thon drejt jom pajtu

qe e jemja ski me kon kurr

e jemja ski me kon kurr

e spo ma nin as ku je shku…

Jeto ahhhh pa mu ti jetooo, mos ta nin ti jetoo e jeten teme shkatrrooo….”, është pjesa e tekstit e prezantuar nga artisti.

https://www.instagram.com/reel/CilDlmpDEUL/?igshid=YzA2ZDJiZGQ=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *