Aksion kundër prostitucionit në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e 12 personave vetëm në Mitrovicë që dyshohen për marrje me prostitucion, shumica prej tyre të moshave të reja. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në Prizren, ku janë kapur katër persona, në dy raste të ndara.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht janë arrestuar një burrë 50-vjeçar dhe një grua 41-vjeçare, të cilët gjatë intervistimit në Polici e kanë pranuar se kanë kryer këtë vepër.

Posa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka intervistuar dy të dyshuarit, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre. Rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ndërkohë njëjtë ka ndodhur edhe me dy të arrestuarit e tjerë, të moshave 39 dhe 41-vjeçare.

Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku janë të shumta rastet kur të dyshuarit janë me prejardhje nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *