Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i ka çuar selam presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.
Sveçla i tha atij se do të ketë ditë, javë e muaj të vështirë
Ndërsa thekson se stabiliteti në territorin e Kosovës do të fuqizohet edhe më shumë.
“Sa i takon aspiratave shoveniste të Vuciqit në raport me Kosovë, unë mund t’i premtojë ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha ai në Syri tv.