Ballkani luftoi deri në fund, por ky është rezultati i ndeshjes

Ballkani është mposhtur në ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Konferencës nga Slavia Praga me rezultat 3:2, raporton Insajderi.

Skuadra kampione e Kosovës edhe pse u mposhtë ka bërë një paraqitje briliante në stadiumin “Eden Park”.

Të parët ishin që shënuan duke e tronditur skuadrën vendëse.

Golin e parë e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 23-të pas një super aksioni të ndërtuar, ndërsa të dytin e shënoi Meriton Korenica në minutën e 29-të.

Slavia Praga të tre golat i shënoi po ashtu në 45 minutat e parë, që mjaftuan për të siguruar fitoren.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja, mbeti me dhjetë futbollistë në fushë pasi mbrojtësi Astrit Thaqi, u ndëshkua me kartonë të Kuq në minutën e 86.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *