Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë në Rimini.
Sipas mediave italiane bëhet e ditur se 33-vjeçarja u vra nga bashkëjetuesi i saj 47-vjeçar, i cili u arrestua me akuzën e vrasjes
Mësohet se krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të djalit 6 muajsh. Alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar britmat torturuese.
Më pas ata trokitën në derë derisa burri e hapi atë. Policia po heton për të zbuluar se cila ishte arma e vrasjes.
Dyshohet se 47-vjeçari ka përdorur një okllai, e cila përdoret për të hapur petët.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të kryer në vend nga policia, gruaja u godit disa herë në kokë dhe në fyt.
Vrasja erdhi pas një diskutimi lidhur me mosmarrëveshjet për menaxhimin e kohës me foshnjën 6-muajshe, pasi babai nuk e kishte parë prej kohësh.