Dorëzohet në polici personi që e vrau 22-vjeçarin në Podujevë

Një 25-vjeçar, i dyshuar për vrasje të një 22-vjeçari nëpërmjet therjes me thikë, në Gllamnik të Podujevës është ndaluar 48-orë nga Policia e Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë policia me anë të një njoftimi për media, duke thënë se i dyshuari është dorëzuar në polici, shkruan lajmi.net.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë  që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”, thuhet në njoftim të policisë.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij  nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet  në polici”.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *