Pas rastit të dhunës në programin reality të First Channel, “It’s my home” reagimet e shumta bënë që Komisioni i pavarur i medias në Kosovë të ndërpres transmetimin në televizion të këtij projekti.
Lajmi u konfirmua nga Valon Maloku, i pari i këtij TV por duke treguar që emisioni nuk do të ndërpritet.
Transmetimi Live i saj do të jetë çdo ditë në kanalin zyrtar të tyre në YouTube, duke bërë që në pjesën e internetit ku nuk ka çasje KPM të vazhdoj ky projekt./Neutral