Ditë më parë u raportua për rastin ‘’Cllevio merr djalin e mitur “problematik” nga Kosova në shtëpinë e tij, njihet për tekstet banale në “Tik Tok”.
Policia e Lushnjës ka intervenuar duke e marrë të miturin nga shtëpia e Kleviol Ahmeti për ta kthyer në shtëpinë e tij në Prizren.
Përveç videove të Kleviol Ahmeti me Likkin, po qarkullon edhe një video tjetër ku përfshihet edhe reperi Stresi. Në këtë video reperi nga Shqipëria Stresi shihet duke e goditur të miturin në kokë nga mbrapa.
Vlen të theksohet se djaloshi nga Kosova është 14 vjeçar dhe akoma mbetet mister vizita e tij të Kleviol Ahmeti dhe prezenca e Stresit me të.