Që nga viti 2007, një nga temat më të diskutuara në gjithë botën është kaseta me pullë të kuqe që e bëri Kim Kardashian tejet të njohur.
Deklaratat rreth kësaj janë të shumta, në njërën anë familja Kardashian kanë mohuar se kanë dhënë aprovimin për publikimin e saj, por dje në e-mail që ka postuar TMZ shihet se Kim është paguar që në muajin e parë të lansimit të videos.
Po ashtu, vëmendje mori edhe deklarata e nënës së Kim Kardashian e cila në “testin e së vërtetës” në programin e Corden u shpreh se nuk kishte të bënte me publikimin e saj.
Por, nuk ka munguar reagimi i Ray J, i cili në një deklaratë të bërë tani në Instagram është shprehur se Jenner kishte shikuar videot para publikimit e madje kishte zgjedhur se cila duhej të lansohej.
Po ashtu reperi ka shtuar se për shpifje duke e mohuar pjesëmarrjen e saj, ai do të padis Kris Jenner e po ashtu edhe autorin e emisionit, Corden./Neutral