Sezoni i ri televiziv në ekranet tona është gjithmonë interesant, sidomos tregun e Shqipërisë, pasiqë konkurenca mes prodhimeve të Top Channel e TV Klan.
Në tetor nis “Dancing with the stars” nën drejtimin e Bora Zemanit e tashmë janë bërë publik disa nga emrat që do t’i bashkagjiten kastit. Mirëpo, as Beatrix nuk do të pushoj.
Këngëtarja këto ditë sipas portaleve nga Shqipëria ka zhvilluar disa takime me producentët e TV Klan, të cilët do të sjellin në ekran sezonin e ri të “Dance with me” nën drejtimin e Alketa Vejsiut.
Nuk dihet nëse Ramosaj do e pranoj këtë sfidë të re për të, edhe pse në formatin e vallëzimit të “Dancing with the stars” të transmetuar në Vizion Plus ka qenë pjesëmarrëse para disa vitesh.
Një gjë është e sigurt që kombinimi Bora-Beatrix, dulet se do të vazhdoj të jetë ndër më të të përmendurat edhe në sezonin e ri televiziv./Neutral