Ky është i riu që u vra mbrëmë, pas mosmarrëveshjes në trafik

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, mbrëmë në Podujevë, një 22-vjeçar u ther me thikë dhe dërgua në gjendje të rëndë në QKUK. Pas trajtimit aty, përkundër intervenimit të mjekëve, i riu ka vdekur.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur i dyshuari dhe viktima ishin me veturat e tyre duke lëvizur, kur papritmas i dyshuari e tejkaloi dhe ia zuri rrugën, e më pas nxori thikën. Aty, viktima u godit me thikë në gjoks nga i njëjti dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri nga Podujeva, ishte 22 vjecari Amir Zhegrova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *