Kjo gjë ndodhë në trup nëse ecni 60 minuta në ditë

Shumë njerëz nuk e konsiderojnë ecjen si një ushtrim mjaft efektiv në krahasim me format e tjera të stërvitjes.

Megjithatë, ecja mund të jetë vërtet e dobishme dhe më poshtë po ju shpjegojmë se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse 60 minuta ecje në ditë bëhen pjesë e rutinës suaj.

Konsumimi i kalorive

Numri i kalorive të djegura varet nga një sërë faktorësh, veçanërisht nga pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.

Një person 55 kilogramësh që ecën me një shpejtësi mesatare prej 4.8 km/h do të djegë 193 kalori në një orë. Me të njëjtën shpejtësi, një person 68 kilogramësh do të djegë 238 kalori.

Me një shpejtësi prej 5.6 km/h, këta persona do të djegin 237 ose 292 kalori në orë, dhe nëse shpejtësia arrijnë deri në 6.4 km/orë, do të djegin 275 ose 340 kalori.

Shpejtësia mesatare e ecjes është 4.8 km/h, dhe sa më shpejt të ecni dhe sa më të rëndë të jeni, aq më shumë kalori do të digjni. Faktorë të tjerë që do të ndikojnë në konsumin e kalorive janë terreni, temperatura e ajrit dhe mosha dhe gjinia juaj.

Humbje peshe

Sido që të jetë, ecja për një orë në ditë do t’ju ndihmojë të digjni kalori dhe në fund të humbni peshë. Në një studim të kryer me 11 gra me peshë mesatare, pas 6 muajsh ecje me ritëm të shpejtë, secila prej tyre humbi mesatarisht 7.7 kilogramë, ose 10 për qind të peshës fillestare trupore.

Të ushqyerit e tepërt

Sigurisht, ecja do të jetë shumë më efektive nëse e kombinoni me një dietë të shëndetshme, gjë që është konfirmuar nga disa studime. Sa peshë mund të humbni nëse ecni për një orë në ditë? Për të humbur peshë, një person duhet të konsumojë më pak kalori sesa konsumon. Shpesh thuhet se rreth gjysmë kilogrami i peshës trupore korrespondon me 3.500 kalori.

Reduktimi i marrjes ditore me 500 kalori është i përshtatshëm për shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë. Ju mund ta arrini një pjesë të këtij deficiti duke ecur për një orë në ditë dhe gradualisht mund të reduktoni kaloritë që merrni.

Në varësi të marrjes së kalorive, një deficit prej 500 kalorish në ditë, shkruan Healthline, mund të çojë në humbje peshe prej 0.2 deri në 0.9 kilogramë në javë.

Mos harroni se ecja është e lidhur me disa përfitime të tjera shëndetësore përveç humbjes së peshës, duke përfshirë përmirësimin e humorit dhe cilësinë e jetës, si dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *