Reagimet e trajnerëve shpesh janë në qendër të vëmendjes së fotografëve apo kameramanëve. Këtë herë protagonist është një personash ekskpresiv i cili jo rrallë herë ka qenë në i vëzhguar për shkak të gjesteve të tij të cuditshme në momente të caktuara të ndeshjeve.
Bëhet fjalë për trajnerin argjentinas të Atletico Madrid, Diego Simeone. Nuk dihet nëse këto pamje kanë ndodhur në Champions League ndeshjen e fundit apo të shtunën në La Liga, por shihen qartë disa sjellje jo të zakonshme ish-lojtarit të Interit dhe Lazios.
Ai duket sikur është pushtuar nga forca të mbinatyrshme dhe bën disa veprime me kokë të frikshme. Në rrjetet sociale komentet kanë qenë të shumta, nga ata që besojnë se Simeone është i pushtuar nga djajtë, e deri tek ata që mendojnë se ai konsumon drogë.