Pas koncerteve të shumta, Labi nis pushimet me familjen e tij

Këngëtari Labinot Tahiri është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Përveç bamirësisë së tij dhe punës, ai ndan momente edhe nga jeta personale në Facebook dhe Instagram, shkruan gazeta Neutral.

Sot në këtë të diel, Labi postoi një fotografi pranë bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët janë rritur tashmë.

Pas një agjende të ngjeshur me koncerte si brenda Kosovës por edhe jashtë saj, Labinot Tahiri tani po relaksohet me familjen e tij të mrekullueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *