Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se më datë 10 shtator 2022 rreth orës 20:50, është informuar se nё fshatin Lutogllavё- Pejё, njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i dyshuari për këtë plagosje është Xh. Berisha nga fshati Lutogllavë.
I njëjti dyshohet se ka shtënë në drejtim të dhëndrit të tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin për këtë plagosje, dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 24 orë.