Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Bella Thorne ka një njeri të ri në jetën e saj.
Tre muaj pasi anuloi fejesën e saj njëvjeçare me Benjamin Mascolo, 24-vjeçarja po takohet me Mike Emms, producentin e filmit dhe televizionit që qëndron pas dokumentarëve të njohur të Netflix “Bad Vegan”, shkruan People.
“Është e re dhe ata po argëtohen. Ata janë në lidhje për rreth një muaj”, ka thënë një burim pranë çiftit të ri.
Në fillim të kësaj jave, Thorne dhe Emms u panë në “Halloween Horror Nights” të Universal Studios me një grup miqsh.
Muajin e kaluar, Daily Mail raportoi se Thorne dhe Emms u panë duke u puthur teksa po shijonin pushimet në një jaht në Mykonos të Greqisë.
Të premten (9 shtator), Thorne postoi një video të saj duke pozuar me një kostum banje të zi një-copëshe nga udhëtimi në Mykonos, teksa shkruan: “në botën time të vogël”.
Në qershor, një burim konfirmoi se ajo dhe Mascolo ishin ndarë më shumë se një vit pasi shpallën fejesën e tyre.
“Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo kanë ndarë rrugët, duke e anuluar fejesën e tyre prej më shumë se një viti. Oraret e tyre kontradiktore çuan në një largim mes tyre që përfundimisht rezultoi në ndarje, por të dy u ndanë miqësisht”, tha një burim atë kohë.
Thorne dhe Mascolo u lidhën për herë të parë në prill 2019, vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi ndarjen e saj nga Mod Sun, me të cilin ajo dhe YouTuber-ja, Tana Mongeau kishin qenë në një lidhje të hapur.