Moderatorja e njohur, Elita Rudi ka dështuar keq me një fotografi.
Ajo kishte përdorur “photoshop” tek dora, por dështoi keq pas ndjekësit e saj e vërejten dhe e kritikuan për këtë, shkruan Neutral.al.
Rudi e pranoi që e ka bërë këtë por u arsyetua duke thënë se ka dashur të heq flokët e reja të pas lindjes.
“Nuk ndërhyj shumë në foto, edhe kur e shihni aty çrregullimin te dora I bjen që kom ndërhy në flok t’u tentu me i hek flokët e reja të pas lindjeve që janë bo si mini shishka, e knaqa krejt sorry”, kështu u arsyetua Elita Rudi.
Moderatorja, që është edhe gruaja e reperit Gjiko, është nënë e dy fëmijëve./Neutral.al/