Aktori Daniel Craig e ka kujtuar batutën që Mbretëresha Elizabetë II e ka bërë në shpinë të tij kur ishin takuar gjatë skeçit të tyre në kuadër të Olimpiadës.
Mbretërësha vdiq dje në moshën 96-vjeçare, pas shtatë dekadash në fronin mbretëror.
Të mërkurën, Craig ishte ftuar në shoun e Stephen Colbertit dhe foli për përvojën që e kishte pasur me të dhjetë vjet më parë.
“Ajo do që ta lëshojë një batutë, dhe e lëshoi një edhe për mua”, ka thënë Craig.
“Ne ishim duke u fotografuar dhe ajo tha: Oh jo, ky është ai që s’buzëqesh kurrë. E pranueshme”, ka shtuar ai.