Tronditet Serbia: “Putini pritet të jap urdhër që të vritet Vuçiqi…”

Një deklaratë e politikanit, Nenad Çanak ka tronditur Serbinë.

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës u shprehë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po pritet të jap urdhër që të vritet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Neutral.al.

Vrasjen e Vuçiqit, sipas Çanak, do ta organizoj Millorad Dodik i cili është duke e pritur urdhërin.

”Vuçiq duhet të ulet në dy karrige, se rusët me ta apo jo do ta vrisnin. Vuçiq nuk është i sigurt për ta dhe prandaj Mile dhe talibanët po shkojnë pas Vuçiqit. Qëllimi është likuidimi i Vuçiqit. Dodik po përpiqet të shkojë në Serbi me ndihmën ruse”, tha Çanak.

Tutje, ai ka folur për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Gjingjiqit. Ai tha se vrasja e tij erdhi me urdhër nga Moska.

”Urdhri për vrasjen e Gjingjiqit mbërriti nga Moska. Pse do të vinte nga perëndimi kur ishte i lidhur me ta. Vuçiq nuk do të rrihej nëse do të kundërshtonte Rusinë. Nëse ai kundërshton Perëndimin, Rusia do ta vrasë, sepse kjo do të ishte një lëvizje e detyruar, nuk do të mjaftonin’’, shtoi ai.

Ky lajm tashmë ka pushtuar mediat serbe. Aleksander Vuçiq s’ka dal ende me ndonjë reagim për këto deklarata të Nenad Çanak./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *