Gjykata mori këtë vendim për vëllezërit që dyshohen se dhunuan 16-vjeçaren në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj vëllezërve Lorent Murseli dhe Artir Murseli, të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media Gjykata ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se dy të rinjtë gjatë muajit mars dhe prill, kanë detyruar 16-vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Ndryshe Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin ku sipas burimeve, gjithçka dyshohet se ndodhi në fshatin Velekincë, pasi 16-vjeçarja nisi shoqërimin me dy të dyshuarit, të moshave të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *