Modelja e njohur nga Shqipëria, Aurela Hoxha, ka mahnitur me paraqitjen në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka qenë e pranishme në edicionin e 79-të të këtij evenimenti.
E njëjta ka treguar se ka qenë e pranishme në premierën e “Blonde” me regji të Andrew Dominik.
“E nderuar të marrë pjesë në premierën e “Blonde” me regji të Andrew Dominik në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia”, tha ajo.
“Faleminderit ekipit tim të mrekullueshëm”, vazhdoi Hoxha.
Për eventin madhështor, bukuroshja shqiptare zgjodhi një fustan të zi të fryrë me një model të veçantë.
E njëjta më parë ka qenë e pranishme edhe në Festivalin e Filmit në Kanë si dhe kishte realizuar një sfilatë në Javën e Modës në Paris.