Modelja, Beniada Nishani, ka rrëmbyer vëmendjen dhe zemrat e publikut që me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip.
Beniada së fundmi ka surprizar ndjekësit e saj me lajmin se shumë shpejt do ta shohim modelen në rolin e moderatores.
Së shpejti Beniada do të moderojë një emision të sajin me fëmijë, i cili do të titullohet “ Të lumshin duart”.
“Do t’ju jap një lajm shumë të bukur. Këtë sezon do të jem pjesë e dy programeve. Njëri prej tyre do të jetë programi im.
Ai do të jetë një program me fëmijë nga mosha 3 deri në 8 vjeç. Programi do të quhet “Të lumshin duart”, shprehet Beniada në video.