Publikohen pamjet e rënda, momenti kur nëna e vret vajzën e saj 5-vjeçare, s’ka shenja nervozizmi…

Mediat në Itali kanë publikuar pamjet se si vogëlushja 5-vjeçare, Elen Del Pozzo u vra nga nëna e saj, Martina Patti dhe se si e fshehu trupin në një fushë.

I gjithë krimi ka ndodhur për 1 orë e 9 minuta, kaq kohë iu është dashur Martinës që ta vriste vajzën e saj me 13 qershor në qytetin e Katanias, shkruan Neutral.al.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 23-vjeçarja merr vajzën e vogël nga kopshti, e çon në shtëpi dhe del sërish me të pas 24 minutash.

Teksa shkonin për në shtëpi, vogëlushja është ulur në sediljen e përparme. Megjithatë, në udhëtimin e kundërt, kur nëna e saj me sa duket po e çonte në fushën ku u gjet trupi i saj, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron kalimin e makinës së Martina Pattit për herë të tretë: një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi: duart e saj janë kapur fort në timon dhe nuk duket se ka asnjë shenjë nervozizmi.

PËR TA PARË VIDEON, KLIKONI KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *