Pak orë pasi Mbretëresha Elisabet II ndërroi jetë, një re që i ngjan mjaft bustit të saj është shfaqur një qytet britanik.
Ishte një grua britanike, ajo që ndau imazhin, i kapur vetëm një orë pasi monarkja ndërroi jetë.
Leanne Bethell, e cila jeton në Telford në Midlands perëndimore të Anglisë, ndau foton në Facebook, duke theksuar se ajo dukej jashtëzakonisht e ngjashme me mbretëreshën që mbante kapelën e saj mbretërore.
“Duke ngarë për në shtëpi dhe vajza filloi të bërtasë Oh Zoti i madh! Më kapi paniku. Më pas ajo më tregoi imazhin që reja kihste formuar”, tha Bethell në Facebook.
Një ylber i dyfishtë u shfaq gjithashtu mbi Pallatin Buckingham së bashku me një tjetër në Kështjellën Windsor pasditen e djeshme, me shumë që thanë se Mbretëresha “na dërgoi një shenjë” dhe se ajo “me të vërtetë na la”.