Pak më parë u raportua për një rast të ngacmimit në Komunën e Gjilanit, ku i përfshirë është një mësimdhënës i gjimnazit ‘Zenel Hajdini’ në Gjilan.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ka përfunduar në ndalim policor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për profesorin e filozofisë, K. Kurti.
Kurti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua e cila më parë ishte nxënëse e gjimnazit në fjalë. Ajo e shqetësuar nga mesazhet e tij, ka denoncuar rastin në Polici.
Me urdhër të prokurorit ndaj profesorit ishte caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.