Personazhi i famshëm i “Tik Tok”-ut, Rasim Avdyli, është shfaqur i mllefosur e zhgënyer në një video.
Siç shihet, atë e kanë prekur komentet e ndryshme negative që i bëhen poshtë videove.
Rasimi, i cili e ekspozon përditë jetën e tij në rrjete sociale, u thotë ndjekësve se nëse nuk ndalen, ai do ta lë Tik-Tokun.
Ky, është një reagim i ashpër dhe i prerë i mitrovicasit që jeton në Gjermani dhe tashmë ka një jetë të re me një grua gjermane.