Tragjike: Një 37-vjeçar bën vetëvrasje në Prizren, e qëlloi veten me kallashnikov 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në orët e mbrëmjes në Prizren, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. 

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një person të moshës rreth 37-vjeçare, i cili i ka dhënë fund jetës, duke e qëlluar veten me kallashnikov. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, me ç’rast kanë gjetur trupin e pajetë dhe armën që dyshohet se është përdorur nga i ndjeri.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi do të dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *