Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në fshatin Zabel i Ulët ë Drenas, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit dhe ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura, ku shoferi i njërit nga këto automjete dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.
Në vendin e ngjarjes sipas sinjalizuesit ka dalë edhe Policia e Kosovës, me ç’rast është kuptuar se aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga shoferi i dyshuar.
Përveç të lënduarve, edhe veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale.