Duket se reprezentusi e Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin e madh turk.
Milot Rashica i cili vitin e kaluar luajti në Premier Ligë, ka arritur akordin për t’iu bashkuar skuadrës së Galatasaray, raportojnë mediat turke.
Sulmuesi nga Kosova, pritet që nesër në mëngjesë të ateroj në Stamboll, për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratën.
Siç raportojnë edhe mediat turke, Norwich do ta huazoj Rashicën për një vjetë.
26 vjeçari nuk u grumbullua në tri ndeshje nga trajneri i Norwich – Dean Smith, dhe duket se aj vendim e ka shtyer lojtarin të ndërroj ambient.