Kjo bukuroshe po i kthehet muzikës, paralajmëron këngë të re

Edhe pse prej kohësh ka pauzuar në muzikë, këngëtarja Adea Pula mbahet mend për zërin dhe stilin e saj unik.

Pritjes së admiruesve të saj po i vije fundit, pasi Adea është gati për rikthim dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo.

Adea ka bërë së fundmi një postim në Instagram duke zbuluar se po vjen me një projekt muzikor pas një periudhe të gjatë.

“Sot kam një befasi për juve, qëndroni këtu”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimi.

Përveç njoftimi që padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e saj, Adea mori vëmendje edhe me paraqitjen plotë shije.

E veshur me një trupore me pupla tek pjesa e supeve, makijazh të theksuar dhe flokët bionde në vendosura në topuz, 27-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mrekullueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *