U kap në momente intime me pacientin, merret një vendim për motrën medicinale nga Kumanova…

Pas pubikimit të një video të cilin pretendohet se dy ditë më parë në Emergjencën e Spitalit të Qytetit në Kumanovë një motër medicinale është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune, janë marr masa ndaj saj.

Sipas burimeve të sigurta të “Pa Censurë” nga spitali i Kumanovës mësohet se rasti është dërguar në komisionin disciplinor dhe pritet të shqiptohen masa.

Përmes video incizimit dëshmohet se një person i huaj i cili pretendohet të mos jetë pacient, i ulur në tavolinën e punës e shoqëron motrën medicinale derisa të njejtën e presin pacientët.

Mësohet se “çifti” janë të fejuar. Për këtë skandal në spitalin e Kumanovës është njoftuar edhe drejtoresha e spitalit./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *