Arrestohet 29 vjeçari në Gjilan, ja çfarë vodhi

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se kishte pranuar një ankesë për një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ që kishte ndodhur në një fshat të komunës së Gjilanit.

Pas një pune hetimore mirë të organizuar me datën 07.09.2022 Njësimi i Hetimeve Rajonale Gjilan ka arritur që të e lokalizoj dhe rrjedhimisht të e arrestoj të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.A. (1993), i cili dyshohet se është i involvuar në këtë rast.

“Dyshohet se me këtë rast ishin vjedhur një shumë e konsideruar e eurove dhe frangave Zvicerane. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtati i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë’’ ndërsa i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *