Ky është çifti që fitojnë para duke shitur foto nudo

Një çift ka vendosur që ta zgjasë muajin e mjaltit një dekadë të tërë duke jetuar me një buxhet të vogël ditor dhe duke fituar para me shitjen e fotove të ‘nxehta’ online.

Silke Muys, 31 dhe Kieran Shannon, 29 vjeç, u njohën në Spanjë ku punonin si kërcimtarë. Një dashuri me shikim të parë që u pasua nga një dasmë një vit më vonë në ishullin Skye. Më pas, vendosën të nisnin një muaj mjalti 10-vjeçar.

Plani për këtë udhëtim kaq të gjatë erdhi pasi dëshironin të tejkalonin aventurën e dasmës së tyre, një rrugëtim prej 480 kilometrash përmes Skocisë. Deri më tani ata kanë shkuar në Islandë, Spanjë, Sri Lanka, Indi, Nepal dhe Tajlandë.

Silke dhe Kieran i përballojnë udhëtimet ditore duke shpenzuar vetëm 7 Paund në ditë duke gjtur vendet më të lira për të qëndruar dhe hanë ushqim nga tezgat e rrugëve. Kështu atyre iu mbeten para shtesë, ndërsa përfitojnë 350 Paund në muaj nga publikimi i fotove artistike nudiste në Patreon. Abonentët paguajnë 6 Paund në javë për fotot joshëse në vendet më mbresëlënëse të botës.

“Gjejmë vendet më të lira për të fjetur dhe nuk janë gjithmonë të rehatshëm”, thonë ata teksa kujtojnë dhe udhëtimin nga India në Nepal. 17 orë në një tren të mbushur përplot.

“Nuk mund të uleshim pasi po qëndronim në klasin e ulët dhe nuk kishim një shtrat. Ishte çmenduri. Këmbët tona ishin mbi njëri-tjetrin dhe nuk kishte hapësirë për të lëvizur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *