King Chizom ka rrëfyer në Twitter se pse i ndërpreu lidhjet me të dashurën e tij.
Në një postim në Twitter, nigeriani rrëfeu se si kapi zonjushën e tij duke gatuar për të me gjakun e menstruacioneve të saj.
Chizom thotë se shkoi të takonte të dashurën e tij në shtëpinë e saj për ta surprizuar, dhe e kapi atë duke shtrydhur gjakun nga linesi i menstruacioneve dhe duke e derdhur në oriz.
Pas marrjes në pyetje, ganezja zbuloi se e kreu këtë akt sepse shoqja e saj e kishte këshilluar ta bënte.
Chizom shkroi në Twitter: “Hera e parë që gatuante për mua, shtrydhi gjakun nga linesat e menstruacioneve dhe e derdhi në ujin e orizit që po ziente për mua. U ktheva në shtëpi dhe e kapa në flagrancë. Dhe nëse mendoni se kjo është shaka, ish-e dashura ime ishte ganeze dhe shoqja e saj e këshilloi që ta bënte këtë.”
Komentues të ndryshëm reaguan ndaj historisë së Chizom.
Bovie Wealth tha: “Nuk është diçka e re.”
Aisha Jimoh shkroi: “Një mikeshë ganeze më ka thënë një herë se është diçka normale. Ajo e bën këtë për të dashurin e saj dhe e ka të mësuar nga nëna e saj”.
Esua Bertrand tha: “Zoti na ruajttë!!!! Si dreqin mund ta bëjë dikush këtë.”
Faizah Raji komentoi: “Pashë dikë në TikTok duke e promovuar këtë lloj gjëje. Me sa duket, është për t’ju bërë të bini në dashuri me to. Zoti na ruajttë.”