Për çka po ankohet Donjeta Morina?

Këngëtarja e shumë pëlqyer nga publiku, Donjeta Morina po mbanë aktiv ndjekësit e saj me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka realizuar disa imazhe në veturë derisa i ka postuar edhe në Instagram, shkruan gazeta Neutral.

Gjithmonë në formë të mirë këtë herë dukej se ishte e ‘nevrikosur’ dhe kjo pasi siç ka shkruar edhe ajo për shkak të shtrenjtimit të naftës.

“Shtrenjtë valla”, ka qenë mbishkrimi i saj në fotografi ku në njërën prej tyre ishte shfaqur me fytyrë të ngrysur.


Kujtojmë se kënga e fundit e këngëtares ishte ”Dashnia m’paska qorru”, këngë e cila numëron milionat dhe mbetët e preferuara e publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *