Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është 60-vjeçari, Ramadan Ramadani.
Ramadani ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo pavarësisht intervenimit të mjekëve, ai s’kishte arritur t’i përballojë plagët e marra.
Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur punëtorët si shkak i kushteve jo të mira në punë, marrin lëndime të cilat kanë rezultuar të jenë fatale për ta.